15:35 Select
17:00 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Kirurgjia plastike në Shqipëri
13/04/2011 18:55

Kirurgjia plastike në Shqipëri
Ndryshimi i pamjes është kthyer në “modën” e shoqërisë shqiptare.

Një defekt i lindur që nuk e riparon dot koha, sot e bën bisturia. Në kohën kur pamja dhe imazhi fitojnë më tepër terren, kirurgjia plastike kthehet në aleat, për më shumë sukses “në tregun e punës” dhe në karrierën e gjithsecilit.

VIP-a apo njerëz të zakonshëm, “të pakënaqur” me pamjen e tyre, marrin përsipër “t`i nënshtrohen kirugjisë estetike. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet, kirurgu plastik, Sokol Isaraj shpjegon tendencën e sotme të shoqërisë dhe faktin “pse interesi për kirurgjinë estetike është në ditët e veta të arta”.
 
“Ka një rritje të kërkesës së njerëzve për të bërë ndryshime dhe për të shkuar kundër procesit të plakjes. Gjithsesi nuk është ende një trend siç është në Perëndim”, shprehet Isaraj.

Kirurgjia estetike, një nëndegë e kirurgjisë platsike, ka si objekt korrektimin e aspektit morfologjik duke pasur si oponencë funksionalitetin e strukturës përkatëse. Duke ju përmbajtur zhvillimeve në botë, mund të themi se edhe në Shqipëri, klinika të veçanta ofrojnë shërbime koherente të tilla si: Rhinoplastika, otoplastika, abdomoplastika, thithja e dhjamit apo lifting.
 
“Duhet një konsultë paraprake me një ose disa kirurgë sepse kjo sqaron klientin për faktin se çfarë kërkohet të arrihet dhe çfarë mund të arrihet realisht. Ndërsa kirurgun konsulta e ndihmon të kuptojë nëse pacienti është i përshtatshëm apo jo për ndërhyrje”, shton Isaraj.

Të gjithë nxitojnë të fshehin vitet që kanë nën lëkurë dhe në këtë vrapim për të mos e fshehur frikën e plakjes nuk mendohen gjatë. Shumë prej “klientëve” i drejtohen jo vetëm klinikave mjekësore të specializuara në këtë fushë, por edhe qendrave estetike, të cilat, jashtë kompetencave të tyre, marrin përsipër të kryejnë shërbime mjekësore të mirëfillta si botoks, tërheqje të lëkurës, që në gjuhën profesionale quhet “lifting” apo trajtim me rreze lazer.

Në Shqipëri nuk ekziston një ligj që të sanksionojë se cilat aktivitete private duhet të kryejnë këto shërbime. Ligji për shëndetin publik i miratuar në 30 mars të 2009 që përcakton parimet dhe kuadrin ligjor për rregullimin, organizimin dhe funksionimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, nuk parashikon kurimin e procedurave që duhen ndjekur për qëllime estetike.

Dine Abazi, nga Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë, një ent publik që përfaqëson interesat e përbashkëta të profesioneve mjekësore dhe rregullon marrëdhëniet mes tyre në funksion të publikut, thotë se “klientët” e kësaj kategorie në iniciativat e tyre për ndryshimin e pamjes gjenden të pambrojtur në realitetin tonë shqiptar.

“Ata që licensohen dhe që kanë ngrituyr qendra estetike duhet të kenë të përcaktuar kufirin deri ku u lejohet ndërhyrja. Mendoj se klientët janë të pambrojtur sepse këto qendra e “zgjerojnë” ndërhyrjen jashtë kompetencave”, thekson Abazi.

Shërbime të tilla mund të dalin të suksesshme nëse bëhen nga profesionistë të vërtetë që kanë eksperiencë. Por, nuk përjashtohet edhe dështimi. Duke tejkaluar këtë aspekt dhe duke iu rikthyer edhe një herë klinikave të licensuara për kirurgji plastike, Isaraj thotë se probabiliteti për shërbime të tilla varion në këto shifra: “15% është limiti maksimal. Nëse në praktikën e një kirurgu, mbi 15% e klientëve të tij janë të pakënaqur atëherë duhet të ndryshohet teknika e tij kirurgjikale.

Njerëz gjithnjë e më të rinj po preferojnë të trajtohen duke marrë shembull yjet e televizionit. 30-vjeçarja Kim Kardashian u paraqit duke injektuar botox në shoë-n e saj televiziv.

Rastet e një kirurgjie plastike jo të mirë tregojnë edhe “limitet” e të qenurit perfekt.
 
Jocelyn Wildenstein ka paguar 3 milionë dollarë për transformimin e saj. Dikur ka qenë shumë simpatike, por tashmë është kthyer në një fytyrë “të tmerrshme” dhe që shpeshherë merret për eksperimentim.

Këngëtarja Pete Burns, që në vitet '80 ishte në krye të klasifikimeve me këngën e saj "You Spin Me 'Round", aktualisht personifikohet si dështimi i kirurgjisë.

Kate Jackson nuk duket për moshën që ka, 58 vjeç, por në të njëjtën kohë nuk duket normale dhe ky është gabim i kirurgjisë plastike. / Top Channel











Lajmet kryesore

Kirurgjia plastike në Shqipëri Rama: Mundësi të mëdha për rajonin
“Pas luftërave janë bisedimet që do të na çojnë drejt integrimit”
Rrëzohen të gjitha dekretet e Presidentit
Operacioni anti-kanabis “Dukagjini”
Hetimet për atentatin me eksploziv
“Na qëlloi një burrë me uniformë serbe”
Fier, atentat ndaj 49-vjeçarit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Vrasja e bankierit, Lindja e Mesme, Kriza greke, Vrasje, Siria, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.