SHBA, 17 të vdekur nga dhuna e tornadove

16/04/2011 18:30

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në jug të Shteteve të Bashkuara për shkak të dhunës së tornadove që kanë rrëzuar pemë, shtylla elektrike dhe shembur shtëpi.

Në Alabama, ku është dekretuar gjendja e jashtëzakonshme, të vdekurit janë të paktën shtatë, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Nga dukuritë natyrore janë goditur edhe Arkansas, ku numërohen 7 viktima, Xhorxhia, Misisipi dhe Oklahoma.

Ndërkohë, një nga tornadot e fuqishëm ka kaluar fare pranë një shkolle ku ndodheshin 650 fëmijë, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Top Channel