07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Faturat e energjisë, tani online
19/04/2011 11:30

Faturat e energjisë, tani online
Kompania që menaxhon sistemin e shpërndarjes së energjisë, CEZ, ka prezantuar sot shërbimin e ri për konsumatorët.

Drejtori i kompanisë, Alesh Konrad ka njoftuar mundësinë e konsumatorëve për të pasur online faturat e tyre të energjisë elektrike.

Ndërsa duke folur për nivelin e arkëtimeve të faturave, Konrad ka deklaruar se ai vazhdon të mbetet i ulët.

“Institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore kanë një detyrim prej 5 miliardë lekë kundrejt CEZ. Në total, borxhi ndaj nesh është 32 miliardë lekë”, ka deklaruar Konrad.

Ai ka shtuar më tej se në adresë të CEZ mbërrijnë rreth 10 mijë ankesa në muaj për mbifaturimet.
/ Top Channel









Lajmet kryesore

Faturat e energjisë, tani online Kavajë, vrasje me armë zjarri
Atentat ndaj një 27-vjeçari banues në këtë qytet
Vrasje e pesëfishtë për një fejesë
“Shqipëria, nyje Lindje-Perëndim”
Ultimatum për abuzimin me recetat
Qeveria miraton reformën territoriale
Çmimi i fluturimeve ndëshkon turizmin
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Drejtësia, Vrasje, Turizmi, Brazil 2014, Ukraina, Energjia, Kriza greke
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.