Negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar se pala kosovare nuk është e gatshme të lëshojë pe në dialogun e ri që ka nisur.

Në një intervistë për një të përditshme lokale, Stefanovic është shprehur se të gjitha cështjet e hapura në tre raundet e para në Bruksel nuk janë mbyllur.

“Pala shqiptare përpiqet të fshijë Serbinë nga Kosova, ndërsa Beogradi ofron zgjidhje konkrete për rregullimin e gjendjes aktuale, pasi fshirja e Serbisë nga Kosova është e pamundur”, ka pohuar Stefanovic.

Ditën e djeshme, Stefanovic zhvilloi një takim me presidentin Tadic dhe ministrin e Jashtëm Jeremic, më të cilët përcaktoi hapat e mëtejshëm të Serbisë në bisedime.

Top Channel