Turqi, prezantohet “Kanali i Stambollit”

27/04/2011 17:15

Turqia do të ndërtojë një kanal të ri ujor që do të shërbejë si bajpas për Ngushticën e Bosforit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Recep Tayyip Erdogan, i cili ka deklaruar se Kanali i Stambollit do të lidhë detin e Zi me detin Marmara, që hapet në Egje përmes Dardaneleve.

Zoti Erdogan tha se kanali do të jetë i gjatë rreth 45 kilometra, i gjerë 150 metra dhe e ka cilësuar atë si projektin më të madh të shekullit.

“Ne po përveshim mëngët për Kanalin e Stambollit, një nga projektet më të mëdha të shekullit, që do të lërë në hije kanalin e Panamasë dhe atë të Suezit”, ka pohuar Erdogan.

Ai ka saktësuar më tej se kanali ujor do të ketë një thellësi prej 25 metrash dhe do të përballojë kalimin e 160 mjeteve lundruese në ditë.

Top Channel