Fotografohet truri ndërsa mëson

02/05/2011 16:00

Kur mëson gjëra të reja, truri modifikohet duke krijuar qarqe në të cilët udhëtojnë kujtimet.

Fotografimi i këtij proçesi është bërë nga një kërkim i publikuar në versionin online të “Nature”, i zhvilluar nga kërkues nga Italia, Zvicra dhe Gjermania.

Përveçse ka dhënë informacione të rëndësishme mbi funksionimin e memories, kërkimi i hapë mundësinë zbulimit të molekulave bazë të kujtimeve që lidhen me fobitë apo ankthet.

Top Channel