Lac, vritet vëllai i deputetit të PS

02/05/2011 21:50

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lacit mbrëmjen e së hënës. Parjet Abazi, 42 vjec është qëlluar me armë zjarri në një kazino në qendër të qytetit.

Parjet Abazi është vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Policia e Lacit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë okulare.

Sipas policisë, ngjarja nuk ka lidhje me fushatën elektorale, pasi nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes mes viktimës dhe autorëve ka patur një konflikt të castit, i cili më pas ka degjeneruar në armë.

42-vjecari ka mbetur i vdekur në vend dhe ndodhet në morgun e qytetit të Lacit. Policia po punon për kapjen e autorëve dhe ka ngritur postoblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Top Channel