Helsinki: Fushata, e tensionuar

04/05/2011 15:20

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar një raport paraprak ku
përmblidhen disa nga rezultatet e vëzhgimit të procesit parazgjedhor.

Standartet e procesit parazgjedhor thuhet në raport nga të dhënat e deritanishme nuk të bëjnë të jesh tepër optimist për sa i perket plotësimit të standarteve demokratike dhe per zgjedhje të lirë e të drejta.

Listat paraprake dhe ato zgjedhore sipas ketij komiteti jane shpallur me vonese dhe nuk eshte zhvilluar anje lloj sensibilizimi per zgjedhesit.

“Vezhguesit tane kane informuar se nje numer jo i vogel qendrash votimi jane vendosur ne lokale private.Eshte e vertete qe ligji e lejon – thuhet ne raport, – por vetem ne raste te vecanta dhe vetem me vendimin e KQZ-se. Ka patur pretendime se disa nga keto qendra, si per shembull ne Kamez, jane vendosur ne lokale private, pronaret e te cileve kane lidhje miqesore me keta ose ate kandidat”.

Kjo problematike e ngritur nga Komisioni Shqiptare i Helsinkit eshte verejtur edhe ne zgjedhjet e pergjithshme te Qeshorit 2009 ku komisioneret e majte nuk jane lejuar te futen ne disa qendra votimi te vendosura ne ambiente private ne Kamez, per te permbushur misionin e tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ne raport thote se mosbesimi ndaj veprimtarise  se KQZ-se mund te ndikoje negativisht ne shqyrtimin e ankesave dhe shpalljen e rezultatit perfundimtar.Standartet e procesit prazgjedhor thuhet ne raport nga te dhenat e deritanishme nuk te bejne te jesh teper optimist per sa i perket plotesimit te standarteve demokratike dhe per zgjedhje te lira e te drejta.

Top Channel