Adriano do të luajë pas pesë muajsh

04/05/2011 21:50

Mediat braziliane bëjnë të ditur se Adriano mund të luajë pas pesë muajsh.

Pasi ka bërë një periudhë të shkurtër pushimi në Rio, Perandori është kthyer në San Paolo ku i janë hequr fijet e operacionit në tendinë dhe menjëherë ka filluar trajtimin fizioterapeutik.

Tani ai duhet të qendrojë ende një javë me veshje ortopedike.

Top Channel