Një familje argjentinase ka thyer rekordin e pushimeve më të gjata: prej 11 vitesh ndodhen në udhëtim me makinën e tyre dhe nuk kanë ndërmend të ndalojnë.

Herman dhe Candelaria Zapp, së bashku me 5 fëmijët e tyre të cilët kanë lindur të gjithë në rrugë, po jetojnë “një ëndërr të vërtetë”.

Cifti ka nisur udhëtimin me makinë në vitin 2000 nga Buenos Aires me destinacion Alaskën.

“Familjet tona na thanë që nuk do e bënim dot këtë udhëtim rreth botës, ndërsa ata më optimistët thonin se do duronim vetëm 1 javë.

Jo vetëm që ata arritën në Alaskë duke udhëtuar për 71 mijë kilometra, por vendosën ta vazhdonin udhëtimin e tyre.

Familja ka vizituar 12 shtete dhe deri tani ka përshkuar 233 mijë kilometra me makinën e tyre Graham Paige 610 që është fabrikuar në Detroit në vitin 1928.

Top Channel