Rama fiton Tiranen

14/05/2011 16:30

Kandidati i Aleances per te Ardhmen Edi Rama fiton betejen dramatike per bashkine e Tiranes. Te dhenat zyrtare te KZAZ-se numer 49, te perllogaritura me ato te njesive te tjera,  bejne me dije se kandidati Rama ne total ka marre 10 vota me shume se kandidati i Aleances per Qytetarin, Lulzim Basha.

Gara ishte vertete e forte dhe interesi i gjithë shqiptarëve, por dhe diplomatëve e vëzhguesve ndërkombëtarë ishte përqendruar te kutia e 65-të e njësisë numër 5.

Kandidati i majtë, Edi Rama fitoi 124597 vota dhe sfidanti i tij për kreun e bashkisë, kandidati i djathtë Lulzim Basha fitoi 124587 vota. Para shpalljes së rezultatit nga KZAZ-ja numër 49 pati festime nga të dy kampet, për shkak se përllogaritja e tyre u bë sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që reflektoi një gabim në numërim, të pikasur nga gazetarët e Top Channel. Gjithësesi procesverbali i bërë publik prej medias solli rezultatin duke bërë me dije fituesin e kësaj gare.

Vetëm pak minuta më vonë kryeministri Sali Berisha doli para mediave duke bërë thirrje per qetesi, ndersa theksoi se do te prese me qetesi rezultatin zyrtar te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

“Sipas databazës se selisë së PD-së rezulton fitues kandidati demokrat me vetëm pak vota. Por unë bëj thirrje vllazërore për të gjithë qytetarët, anëtarët, militantët, mbështetës të PD-së por edhe të të gjitha forcave politike, të presin me qytetari të vërtetë finalizimin e procesit. KQZ eshte e detyruar të perllogarise dhe te shpalle vetem ate rezultat qe konfronton nje per nje, te dhenat ne procesverbalet me te dhenat e tabelava te komisioneve te zonave te tjera”, tha Berisha.

Ndërkohë mbërrin edhe mesazhi i ambasadorit amerikan Arvizu, i cili tashmë u bë një figurë teper e rëndësishme në njësinë e ‘famshme’ numër 5, i cili uron për kalimin e finishit. “Teksa të dyja palët pretendojnë fitoren, është posaçërisht e rëndësishme të pritet që rezultatet të certifikohen në përputhje me Kodin Zgjedhor. Pozicioni ynë është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Edhe një herë, urimet tona për popullin shqiptar”, thuhet ne mesazhin e ambasadorit Arvizu.

Top Channel