Rusia dëbon “spiunin” izraelit

19/05/2011 01:55

Rusia ka dëbuar një atashe ushtarak izraelit në Moskë me pretekstin se ai ishte agjent i fshehtë.

Lajmi është njoftuar nga burimet informative të ushtrisë izraelite duke saktësuar se koloneli, Vadim Leiderman u mor në pyetje 10 ditë më parë prej autoriteteve ruse. Meqënëse ai zotëron imunitet diplomatik, autoritetet ruse i dhanë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi.

Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht prej autoriteteve ruse, ndërkohë që ato izraelite thonë se pretendimi i Moskës është krejtësisht i pabazë.

Top Channel