Partitë shqiptare në opozitë kanë kritikuar vizitën e paparalajmëruar të presidentes kosovare Atifete Jahjaga në Tetovë.

Përfaqësues të këtyre partive janë shprehur të irrituar nga ky veprim i zonjës Jahjaga, që sipas tyre e bën vizitën e saj private dhe pa protokolle.

“Është skandaloze se si presidentja e një vendi vjen fshehurazi dhe takohet me krerët e një partie, duke bërë reklamë për këtë parti në këtë fushatë elektorale”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve opozitarë.

I njëjti burim e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe ka kërkuar nga presidentja kosovare që të sqarojë publikisht vizitën e saj.

Top Channel