Shkodër, zjarr në konviktin e vajzave të Medresesë

04/06/2011 17:05

Një zjarr i fortë shkrumboi pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës konviktin e vajzave të Medresesë si dhe një banesë që ndodhej aty pranë. (UPDATE)

Zjarri shpërtheu kur mbi qytet po binte një rrebesh shiu i shoqëruar me shkarkime elektrike të cilat mendohet se kanë shkaktuar edhe zjarrin në ndërtesë.

Brenda ndodheshin 4 vajza të cilat u evakuuan me shpejtësi nga personeli i shkollës dhe për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.

Ndërkohë që e gjithë godina e konviktit dhe banesa ngjitur janë shkrumbuar nga flakët që u përhapën me shpejtësi.

Në ndihmë të zjarrfikseve janë vënë dhe banorë të zonës dhe vetëm pas dy orësh flakët janë vënë nën kontroll duke shpëtuar edhe shkollën dhe disa banesa të tjera nga djegia.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkak për zjarrin është bërë rënia e rrufesë në rrjetin elektrik të banesës që ka provokuar dhe përhapjen e flakëve.

Top Channel