Shkatërrohet rrjeti i piraterisë

08/06/2011 11:50

16 persona janë ndaluar nga policia e Tiranës nën akuzën e mashtrimit kompjuterik duke vjedhur programet e platformës DigitAlb.

Një aksion ku eshte perfshire i gjithe territori i kryeqytetit ka ndaluar nje pjese te mire te atyre qe kryejne pirateri me programet e platformes DigitAlb. 16 apartamente dhe subjekte tregtare jane vene ne kontrollin e policise gjate mbremjes se djeshme, ndersa priten ndalime te tjera gjate nje aksioni qe eshte ende duke vazhduar.

Policia e Tiranes me ane te nje njoftimi per shtyp njoftoi se, Seksioni Kundër Krimeve Kompjuterike pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, gjate nje operacioni policor te koduar “Trasmetimi”, ka zbatuar 16 vendime të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi lejimin dhe kontrollin e ambjenteve në disa subjekte tregtare dhe kontrolle banesash, në të cilat dyshohet se nëpërmjet paisjeve elektronike dhe internetit është trasmetuar në mënyrë të paligjshme sinjali i disa Kompanive Televizive Dixhitale si: “Digitalb”, “Sky”, “Nova” etj.

Gjatë kontrollit të banesave te personave te dyshuar per pirateri u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 74 aparate “Dreambox” të klonuar për marrjen dhe trasmetimin e sinjaleve televizive, 27 aparate “Dream Multimedia” të klonuar për marrjen dhe trasmetimin e sinjaleve televizive, 8 Sisteme kompjuterike të përshtatur si servera, për administrimin e rrjetit trasmetimit, njësi kompjuterike lap-top, modem e pajisje te tjera dixhitale ne funksion te piraterise.

Nga specialistë të policise se Tiranes u kryen të gjitha veprimet proçeduriale ku për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik” do të ndiqen penalisht 16 shtetas. Te gjithe te akuzuarit dyshohet se janë implikuar në kryerjen e veprës penale “Mashtrim Kompjuterik” duke realizuar nëpërmjet paisjeve elektronike dhe internetit, trasmetimin në mënyrë të paligjshme duke i marrë nga sinjali i Kompanisë Televizive DigitAlb në Shqipëri. Policia ka paralajmeruar nje vale te re arrestimesh per persona te tjera te cilet dyshohen se jane te perfshire në piraterine.

Top Channel