Kuvendi shet HEC-et

09/06/2011 15:00

Kuvendi ktheu në ligj projektin e shumëdebatuar të qeverisë, që i hap
rrugë për herë të parë në historinë e vendit shitjes së hidrocentraleve
ekzistuese tek privatët.

Drafti që është konsideruar nga opozita si një akt kriminal, u miratua me 73 votat e deputetëve të mazhorancës.

4 hidrocentralet e para që do të shiten tek privatët janë ai i Ulzës, Shkopetit dhe dy hidrocentralet e Bistricës. Këto vepra prodhojnë së bashku 5.5 për qind të totalit të energjisë në vend.

Në kuvend ishte i ftuar edhe guvernatori i Bankes Qendrore Ardian Fullani, i cili paraqiti para deputeteve raportin e vitit te kaluar duke dhene dhe sugjerime per reformat e nevojshme qe fuqizojne ekonomine.

Top Channel