" /> ">

Përmet, bashkia, padi për shkatërrim të pronës publike

10/06/2011 16:10

Bashkia e Përmetit ka paditur penalisht shkatërrimin e Pallatit të
Kulturës ‘Naim Frasheri’. Padia erdhi pas denoncimit ne rubriken
‘Shqiperia Tjeter’ ne Top Channel ku u zbulua se prej kohesh dhe pa
asnje leje Pallati i Kultures “Naim Frasheri” po shkaterrohej per t’u
ndertuar aty nje kishe ortodokse.

Kisha pretendon pronesine mbi kete godine por gjykata nuk i ka dhene te drejte, pavaresisht kesaj Pallati i Kultures eshte shkaterruar duke i lene vetem murret rrethuese dhe brenda rrethimit vijon ndertimi kishes. Publikimi ketij fakti nga Top Channel eshte pasuar me kete kerkese te kryetarit te bashkise se Permetit per ndjekje penale per shkaterrimin e prones se bashkise.

Prokurorise i jane paraqitur edhe prova shkresore dhe foto te objektit. Nderkohe mesohet se pas publikimit firma ndertuese e pajtuar per te ndertuar kishen dhe shkaterruar Pallatin e Kultures eshte larguar, ndersa punetore te tjere jane pajtuar per te vijuar disa prej punimeve ne kete objekt. Ata po bejne disa punime per shkaterrimin e mureve rrethuese te ish godines se Pallatit te Kultures, Naim Frasheri. Nga kjo godine kane ngelur tashme vetem keto mure dhe busti para saj.

Bashkia e Permetit disa here kishte kerkuar ne keshillin bashkiak miratimin e nje plani qe parashikonte edhe kishen por kjo kerkese eshte rrezuar per mungese votash. nderkohe aktualisht e njejta administrate bashkiake padit shkaterrimin e prones publike. Kerkesa per ndjekje penale eshte sigluar nga kryebashkiaku Edmond Komino, i cili eshte ne fund te mandatit te tij per shkak se ne zgjedhjet e 8 majit zgjedhjet u fituan nga kandidati Partise Socialiste.

Top Channel