Kurbneshi, një qytet fantazmë

13/06/2011 20:15

Në Shqipërinë post komuniste shpopullimi dhe braktisja e zonave të tëra është kthyer në një fenomen thuajse normal. Varfëria, papunësia, mungesa e infrastrukturës, pamundësia për të mbijetuar më së shumti në zonat e thella, i ka zbrazur këto territore duke i kthyer në qendra thuajse fantazëm.

Mes tyre diku në veri të Shqipërisë është edhe Kurbneshi qyteti i dikurshëm që sot merr frymë mes një grushti të mbetur banorësh.

Janë vetëm 35 kilometra për t’u përshkruar nga Rrësheni për në Kurbnesh, por që duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë, mes një rruge të mbytur nga gropat e të zhuritur nga pluhuri. I vendosur në një luginë të jeshiltë mes malesh, Kurbneshi shfaqet i heshtur me skeletin e ish fabrikës së përpunimit të bakrit që qendron në krye si lapidar i një kohe të shkuar. I një kohe me veshtiresi te panumerta, ku mes minatoreve, familjeve te tyre, te internuarve, banoreve te thjeshte, te punesuarve ne shkolla, arkive e spital, bëheshin gjithë gjithë rreth 5 mije banore.

Mes shpirtrave te minatoreve te vdekur nga silikoza e minierave, e nentokes se pasur jo vetem me baker, por edhe me flori, Kurbneshi mban sot mbi shpine vetem disa dhjetra banore, te cilet e kane patur te pamundur te largohen qe ketu.

Mes pallateve ngjyre hiri, shtepive te gurta, e asaj qe dikur konsiderohej shetitorja e qytetit gjithcka duket e trishte, e cngjyrosur, pjese e nje peisazhi te vjeter e te harruar, diku larg shume larg qe ketu.

TCH: Sa vete keni mbetur tek pallati juaj?

“Vetëm një familjar. Unë, banojmë nje familje, dmth vetëm ne, në një pallat”, shprehet Dile Gjoka.

Banesat e braktisura pasojne njera-tjetrën, dyqane te lidhur me zinxhire e dryne te rende, diku tej ish ndertesa e sherbimeve komunale, rrobaqepesit, kepucarit, hotelit per jabanxhinjte e klubit te puntoreve ku dikur organizoheshin siç tregojnë edhe mbremje vallzimi. Sot gjithcka eshte pajete, e mbytur ne kujtimet e se shkuares qe ka lene pas mure te ftohte e tek tuk ndonje parrulle te diktaturës komuniste.

“U shemb krejt vendi, toka u prish, pallatet u shkaterruan, njerezit iken dhe s’ka gjalleri ketu, vec Zoti dhe halat ne pyll dhe ato i prene”, thotë nje tjeter banore.

Ne Kurbnesh dikur qendronin kerkuesit austriake, ata ruse e specialistet gjermane. Familjet e internuara te Kadri Hasbiut, Koco Theodhosit, Bardhyl Belishoves e shume e shume te tjereve jetuan ketu, ndersa sot ne qytetin e braktisur te huajt e vetem jemi ne. Mbyllja e fabrikes dhe minierave, por mbi te gjitha mungesa e vemendjes shteterore e tkurri Kurbneshin deri ne frymëmarrjet e fundit, mes banoreve qe u larguan masivisht per nje te ardhme me te mire, e atyre qe mbeten mes veshtiresive te jetes, ketu ne kete zone te bekuar nga natyra, por te nencmuar nga politika.

Rrenojat e mpleksura me ndertesat e mykura nga koha ngrene krye mes rrugicave te qytetit. Ish pallati i kultures, mensa e puntoreve, shkolla e mesme, lavanderia e diku ne krye ish spitali trekatesh, ku punonin dhjetra mjeke e infermiere.

“Ky eshte spitali, ka qene spitali, ketu tashme jetoni vetem ju? Vetëm unë. Si ju duket Kurbneshi në krahasim me ate qe ka qene me perpara, me gjallerine, me njerezit qe ka patur, tashme si eshte shnderruar ky qytet? Tash qe kane ikur njerezit, s’ka me, ka mbaru, i varferuar krejt. Pse iken njerezit nga Kurbneshi? Ikën se s’paten pune, pa pune ça të benin ketu, me nje perkrahje qe i bije 30 mije leke”, shprehet Dila Mikeli.

Ne Kurbnesh dhimbja e zbrazetia shkrihet me mikepritjen e krenarine e banoreve te mbetur.

“Po qytet e quajne ketu, qytet, me njerez qytet, qyteti Kurbnesh”, theksoi Dila Mikeli.

Lumi, shpellat e shumta, malet e larte, burimi kurativ i Kroit te Bardhe, pyjet e mineralet perbejne sebashku kuroren e Kurbneshit dhe gjithe komunes Selite. Gjithcka e fshehur pas nje rruge masakruese qe lidh Rreshenin jo vetem me Kurbneshin, por edhe me Lurën. Kurbneshi eshte ndoshta simboli i dhjetra qendrave te cilave nuk u eshte dhene kurre asnje mundesi, asnje investim serioz, asnje projekt shteteror, asnje vemendje per te shpluhurosur pasurite e verteta te kesaj zone, për t’i dhënë qoftë edhe një shans banorëve të mbetur. Ky është Kurbneshi qyteti fantazmë ku jeta ka ngrirë.

Top Channel