Besimtarët myslimanë në Kosovë dolën në rrugë për të falur namazin. Ata u përpoqën ta kryenin ritualin e së premtes në rrugë, në shenjë proteste për mos ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Prishtinës ashtu siç është ndërtuar Katedralja.

Këtë herë ndryshe nga java e kaluar besimtarët myslimanë nuk gjetën mirëkuptimin e policisë për të bllokuar rrugën.

Teksa falja e namazit po kryhej në udhëkryqin që është afër trekëndëshit të Prishtinës në njërën nga rrugët kryesore, policia ka ndërhyrë me qëllim zhbllokimin e trafikut.

Por kjo ndërhyrje është kundërshtuar nga besimtarët duke shkaktuar kështu konfrontim mes tyre dhe forcave të rendit.

Si pasojë është lënduar një polic dhe një besimtar njofton policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia speciale me që rast është shoqëruar në polici një person.

Kjo është hera e dytë që dhjetëra besimtarë myslimanë falen në rrugë në shenjë proteste për ndërtimine xhamisë së madhe nga komuna e Prishtinës.

Një protestë e tillë organizohet nga lëvizja “Bashkohu me ne” kryetar i së cilës është politikani Fuad Ramiqi.

Top Channel