Mbeturinat shkarkohen në lumë

04/07/2011 16:20

Ministria e Mjedisit ka marre masa te cilat i beri te ditura edhe ne
media, per vendosjen e disa filtrave provizore per te penguar ndotjen e
ujerave te detit nga disa perrenj dhe kanale te vogla ne plazhin e
Durresit, por nuk po ndermerr asnje hap per te ndalur nje masaker
mjedisore gjigante ne ujerat e lumit Shkumbin, ku cdo dite hidhen me
tonelata mbeturina urbane qe perfundojne edhe ato ne det.

Kjo fushe mbeturinash e ngritur ne buze te lumit mbushet cdo dite nga automjetet e bashkive te Kavajes, Rrogozhines, komunes Gose dhe disa komunave te tjera. Ngulmues ne papergjegjshmerine e tyre dhe duke shkelur cdo ligj qe lidhet me mjedisin, keto njesi vendore nuk kane marre asnje mase per te ndryshuar situaten. Cdo dite mbeturinat shtyhen me buldozere ne ujerat e lumit Shkumbin ose i vihet zjarri.

Tymrat dhe era e keqe ka krijuar nje situate te renduar per banoret e zones. Keto mbeturina qe shkarkohen ne lume perfundojne te gjitha ne det duke e ndotur ate.

 

Top Channel