Një prokuror i njohur evropian do të drejtojë ekipin e prokurorëve që do të hetojë mbi trafikun e organeve që dyshohet se është kryer gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat iu referohen burimeve diplomatike nga Brukseli, por që nuk zbulojnë ende emrin e prokurorit.

Sipas burimeve, një vëmendje të vecantë në këtë proces do t’u kushtohet dëshmitarëve, të cilët do të mbrohen dhe do të mbahen në vende sekrete jashtë Kosovës.

Prokurorët do të shqyrtojnë raportin e senatorit zviceran Dick Marty dhe ka gjasa që hetimet t’i shtrijnë në Shqipëri, ku ndodhet e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë”.

Top Channel