Aleanca Kuq e Zi: Kuvendi, votim i paligjshëm

08/07/2011 15:40

Pas miratimit nga parlamenti të ligjit të ri për regjistrimin e
popullsisë, ku përfshihet deklarimi edhe i etnisë dhe fesë, Aleanca Kuq e
Zi ka kërkuar që të bëhet publike, lista  e prezencës së deputetëve.
(UPDATE)

Sipas perfaqesuesve te kesaj levizjeje, dyshohet se ne parlament nuk eshte zbatuar vendimi nje deputet nje vote dhe se ne kuvend, nuk ka qene kuorumi i nevojshem.

“Aleanca Kuq e Zi i kërkon kuvendit të bëjë publike listë-prezencën e deputëteve dhe listën e votuesve pro të projektligjit.Miratimi i ligjit të censusit më 69 vota pro dhe dy vota abstenim të PDIU-së dhe me një prezencë të paprovuar të 71 deputete në sallë e bën procesin e votimit antikushtetues, nëse nuk është respektuar parimi një deputet, një votë”, tha Ardit Collaku, përfaqësues i Aleancës.

Perfaqesuesit e ketij grupimi thane se mazhoranca nuk i rezistoi presionit greke duke kritikuar edhe mungesen e opozites ne diskutimin e nje ligji kaq te rendesishem. Ata thane se mbeten ne pritje te seances ku do te shqyrtohet projektëligji me dhjetra mijra firma qe kerojne te shmangin formularin me pyetjet mbi etnine dhe fene.

Top Channel