Perimet rriten me hormone

10/07/2011 15:30

Fermerët në Lushnje pranojnë që përdorin hormone dhe stimulantë të tjerë që përshpejtojnë rritjen dhe pjekjen e frutave dhe perimeve.

“Për të prodhuar rrasja hormone c’të jetë, vetëm të rritet e të hajë populli”, thotë një fermer.

Këto hormone sipas vetë prodhuesve nuk përdoren vetëm tek domatja, por dhe tek trangulli, bostani, shalqiri e të tjera të cilat sipas tyre provohen direkt në shijen apo ëmbëlsinë e tyre. Por prodhuesit shtojnë se hormonet dhe stimuluesit përdoren në filim të sezonit.

Në zyrën e bujqësisë në Lushnje thonë se këto stimulues nuk lejohen madje se prodhuesit janë tërësisht jashtë kontrollit.

“Substanca të tilla nuk lejohen. Edhe në Europë ato janë të ndaluara, por tek ne sistemi i prodhimit dhe tregu i shitjes është tërësisht jashtë kontrollit”, thotë Dhimitraq Qorri, koordinator i Shërbimit Këshillimor në Zyrën e Bujqësisë në Lushnje.

Top Channel