" /> ">

Akuzat e Metës, I.Rama: Retorikë politike

14/07/2011 10:20

Kryeprokurorja Ina Rama deklaron se në lidhje me cështjen “Meta” nuk
është shkelur asnjë procedurë dhe se akuzat e ish-zëvendëskryeministrit
janë vetëm një retorikë politike.

“Ne e kemi lënë cështjen të vijojë në sallën e gjyqit”, tha kryeprokurorja Ina Rama, pas përfundimit të takimit për sfidën e Mijëvjecarit, që u zhvillua paraditen e sotme në Tiranë.

Dy ditë më parë ish-zëvendendëskryeministri Ilir Meta akuzoi prokurorinë se ka vepruar si celulë politike ekstremiste për të dëmtuar personin e tij dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ndërkohë kryetari i Shoqates së Prokurorëve Pelivan Malaj deklaroi ne nje interviste dhene per Top Channel, se akuzat e zotit Meta kundrejt prokurorise jo vetëm që janë të pabaza, por kryhen për të influencuar mbi organet e drejtësisë gjatë procesit. Ai e konsideroi ate si nje presion te hapur politik.

Top Channel