Faturat e djegura të Kuvendit

14/07/2011 15:10

Vendimi për ndërtimin e parlamentit të ri ka të tjera fatura të paguara nga qytetarët po që shkuan dëm nga qeveria.

Per rikonstruksionin e salles aktuale te kuvendit ne tetor te viti te kaluar u shpenzuan rreth e 79 milion leke. Madje në atë kohë kryeparlamentarja, premtonte të tjera investime në sallën ekzistuese të kuvendit.

Ndërtimi i një godine të re të kuvendit praktikisht i kthen të pavlefshme paratë e shpenzuarë për sallën aktuale. Por edhe ky duket dëmi më i vogël në kaosin financiar të këtij projekti. Ndertimi i parlamentit te ri, zhvlereson edhe investimin e nisur nga Ministria e Kultures qe tek ish-Piramida te ndertohet Teatri Kombetar, per te cilen u dhane 5 milion euro dy vjet me pare. Deri tani eshte kryer deri tani 30 perqind e vleres se punimeve. Nderprerja e investimit se aty mund te ndertohet parlamenti i ri djeg jo vetem parate e perdorura, por edhe pjesen e paperdorur te ketij fondi.

Nderkohe nese ish-Piramida shembet per te ndertuar godinen  e re te kuvendit, sipas arkitekteve te njohur duhen te pakten nje fond prej 10 milion euro.

Ka edhe nje tjeter faturë qe qeveria po harron se ka paguar per kuvendin. Ne vitin 2007 kjo mazhorance ka votuar qe kompleksi i ri parlamentar te ndertohet aty ku ndodhet sot kryesia e kuvendit, ose ish-Komiteti Qendror i Partise se Punes. Projekti fitues u perzgjodh pas nje konkursi kombetar mes 108 studio projektimi. Fitues u zgjodh projekti i nje studioje zviceriane.

Sipas studios fituese per te realizuar programin dhe projektin e kompleksit te ri, jane shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 1 milion euro. Por edhe keto para te taksapagueseve shqiptare shkuan dem dhe asnjehere nuk eshte dhene pergjigje per arsyet.

 

Top Channel