Ambasadori Jensen: Piramida simbol, si kulla Eiffel

15/07/2011 15:10

Zërave që kundershtojnë prishjen e Piramides i është bashkuar edhe ambasadori danez në Tirane, Karsten Ankjaer Jensen.

Në një intervistë për revisten ‘Mapo’, e cila do të botohet të dielën, ambasadori danez i përgjigjet edhe disa pyetjeve në lidhje me shembjen e Piramides.

“Piramida eshte nje pike referimi per Tiranen. Eshte unike njesoj sic eshte Kulla Eifel ne Paris, Piramidat ne Egjipt, Qyteti i Ndaluar ne Pekin apo Kronborg ne Danimarke. Eshte nje prej atraksioneve te Shqiperise,te pakten ne kohen kur ishte veshur me ate mermerin e bukur. Eshte pjese e historise se Shqiperise. E kuptoj perse shume shqiptare e shikojne kete monument, si pjese e te shkuares se pakendshme dhe si nje kujtese qe vazhdon, nje gjemb i madh ne sy.Por e shkuara nuk duhet trajtuar me shkaterrim, si nje mbeturine.Duhet te perballesh me te. Enver Hoxha dhe e bija nuk ishin ata qe e ndertuan piramiden por njerezit me nje pune te madhe. Po ata paguan per te. Njesoj si me Piramidat e Egjiptit qe sot jane nje prej atraksioneve te turizmit per njerez qe i vizitojne nga e tere bota”, tha Jensen.

Ambasadori danez gjate intervistes ndalet edhe ne problemet qe prishja i shkakton televizionit Top Channel.

“Nese do ta shikojme problemin ne nje kendveshtrim tjeter duke  marre ne konsiderate edhe ceshtjen e Top Channel, qe do te thote liri e medias duket mese qarte se kemi nje tjeter shembull me probleme ne te kuptuarit e shpirtit te demokracise.Me shume se ndertimi nje parlamenti te ri, Shqiperia duhet t’i jape prioritet urgjent nje mori problemesh, me te cilat ndeshen qytetaret shqiptare si energjia elektrike e munguar, permbytjet, spitale dhe shkolla te varfera etj. Mos te harrojme se 5 milione euro para te taksapaguesve shqiptare te investuara me pare tek piramida jane hedhur ne kosh te plehrave”, tha ambasadori.

Komuniteti nderkombetar shpeshhere eshte akuzuar se nuk ka qene i drejtperdrejte perpara problemeve te Shqiperise. Per ambasadorin Jensen ka ardhur koha qe gjerat te tregohen pa dorashka madje lakuriq, sic edhe jane.

“Ne, komuniteti nderkombetar ne opinionin tim kemi obligimin qe ne menyre te hapur te flasim pa ndrojtje per Shqiperine dhe shqiptaret per te arritur ne ate qe ata aspirojne. Konkluzioni eshte gjate ketyre 3 viteve ketu eshte se dikush duhet t’ju tregoje te verteten lakuriq dhe kjo do t’ju ndihmoje”, tha ambasadori.

Duke komentuar situaten politike ambasadori danez veren se pavarisht ndihmes monetare ne sektorin publik keto 20 vitet e fundit me parate e takspaguesve europiane, keto ndihma nuk merren seriozisht pasi njerezit e kualifikuar debohen nga puna, per t’u zevendesuar me militante. Ambasadori danez e ilustron kete me nje prej forcave politike pjese e koalicionit qeverises.

“Pas zgjedhjeve te pergjithshme, LSI mori 20% te vendeve ne sektorin publik. Shume njerez me eksperience i larguan per t’i dhene hapesira ne shume raste militanteve me kualifikim te vaket. Kur opozita vjen ne pushtet kemi situate te ngjashme”, tha ambasadori.
 
Ndersa zgjedhjet lokale te 8 majit ambasadori Jensen i ka vleresuar si nje test te kaluar nga populli por nga ky test nuk u kalua nga klasa politike shqiptare.

Top Channel