Shkumbin, ndotja alarmante

17/07/2011 16:30

Situata ndaj ndotjes së lumit Shkumbin mbetet alarmante, por institucionet përgjegjëse nuk reagojnë ende.

Në Shkumbin derdhen mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës dhe një pjese të madhe të fshatrave përreth. Por, ndërsa nuk reagohet për ta ndaluar masakrën urbane, nga organet përkatëse nuk bëhet publike as ndonjë projekt për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujrave.

Nga ana tjetër, qytetarët ankohen se prej vitesh nuk pushojnë pranë lumit pasi i tremben infeksioneve.
 
Përveç ujrave të zeza të Elbasanit që derdhen në lumë, fare pranë tij ndodhet edhe vendi ku mblidhen plehrat, ku gjatë kohërave me shi lëngjet që shkaktohen prej tyre derdhen direkt në lumë, duke sjellë prezencë të lartë të mikrobeve.

 

Top Channel