Përkeqësohet buxheti

19/07/2011 15:10

Të dhënat më të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se
gjendja financiare e qeverise po përkeqësohet, përkundër pritshmërive
të saj. 

Në muajin qershor të ardhurat ishin gajti të njëta me ato të qershorit të vitit 2010, me një rritje fare minimale prej 1 për qind. Në total si gjashtëmujor, të ardhurat janë rritur vetëm me 1.1 për qind në vlerë nominale, duke mos justifikuar dot as inflacionin. Të zhveshura nga rritja e cmimeve, qeveria po mbledh këtë vit më pak para se viti i kaluar. Me këto ritme po rrezikohet që tani edhe buxheti i rishikuar që kuvendi miratoi vetëm pak ditë më parë.

Edhe pse e uli planin e të ardhurave me 18.3 miliardë lekë, Ministria e Financave dhe agjencitë në varësi të saj, sërish do t’u duhet që të mbledhin këtë vit 343.8 miliardë lekë në total. Në gjysmën e parë të vitit mblodhën vetëm 45 për qind të shumës. E gjendur në nevojë për para qeveria po rrit borxhin e brendshëm. Vetëm në gjashtë muajt e parë, borxhi i marrë në tregun vendas ishte më i madh se sa plani i  parashikuar për gjithë vitin.  

Top Channel