Rënie e të ardhurave

19/07/2011 15:30

Financat e shtetit janë goditur dy herë brenda një periudhe të shkurtër
kohore. Fillimisht ishte viti 2009, ai kur zgjedhjet dhe kriza e nxorën
buxhetin jashtë programit duke e kërcyer borxhin në tavanin maksimal.

E trembur nga rreziqet, dhe e gjendur nën presionin e FMN, qeveria u detyrua vitin e kaluar të shtrëngonte shpenzimet, duke i dhene frymemarjre buxhetit.  Por pikërisht atëherë kur u duk se financat po stabilizoheshin, buxheti mori një tjetër goditje.

Dhe këtë radhë problemi nuk janë vetëm shpenzimet e larta për zgjedhje, por një tjetër edhe më i madh. Të ardhurat nga taksat kanë ngecur dhe tre muajt e fundit kanë qenë më të vështirët. Në prill madje, të ardhurat ishin më të ulëta se dy vjet më parë, një situatë kjo që kishte vite që nuk përsëritej. Ministri i Financave thote  se kjo situatë është e përkoheshme dhe lidhet me strukturimin e kapitalit në ekonomi pasi bzinesi po kryhen shpenzime per investime kapital. Por  ky argument rrezohet nga shifrat pasi viti  2011 nuk pritet të jetë viti me investimet më të larta. Të paktën jo më shumë se sa në 2008-ën, kur të ardhurat nga taksat jo vetëm që nuk u cënuan nga investimet rekord, por shënuan rritjen më të lartë historike me 20 për qind.

Përtej ristrukturimit, ndoshta qeveria duhet t’i kërkojë tek administrata e saj shkaqet se pse të ardhurat po lëngojnë.  Nga trysnia madje shpesh here edhe arbitrariteti ndaj biznesit mundet që përkohësisht edhe të sigurojë të ardhura, por në afatgjatë është provuar se mbledhja e taksave me forcë rrit informalitetin dhe korrupsionin. Ndoshta qeveria duhet te mendoje me shume per kete se pari duke u perjekur pe rte lrijuara nje adminstrate fiskale te afte profesionalisht qe di te komunikoj me biznesin.

Top Channel