Prifti: Jo ndëshkime kolektive

19/07/2011 17:10

Ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti akuzoi kompaninë CEZ për
ndëshkime masive ndaj konsumatorëve. Zoti Prifti ju referua rastit të
Dërmenasit, ku CEZ sipas tij në kundërshtim të plotë me ligjin po
aplikon ndëshkim kolektiv.

“Unë kam pritur 28 familje të zonës ku është hequr energjia dhe i kam parë librezat e tyre të pagesës së energjisë që ishin të firmosur edhe të paguara deri në muajin e fundit. Nga ky verifikim nxjerr që këta njerëz janë duke u dënuar padrejtësisht në një dënesë kolektive”, tha Prifti.

Zoti Prifti thotë se kjo po ndodh me bekimin e autoriteteve, të cilat ligji i ngarkon për të mbrojtur konsumatorët.

“është një arrogancë që duhet ndëshkuar. Banorët kanë shkuar në dyert e kompanisë dhe askush nuk i jep zgjidhje. Banorët kanë komunikuar me Entin Rregullator të Energjisë, me kompaninë i kanë shkruar kryeministrit dhe nuk kanë marrë ende një reagim”, tha Prifti.

Një ditë më parë kompania ceke ka hedhur poshtë akuzat për këtë cështje duke deklaruar se banorëve u është ndërprerë furnizimi me energji për shkak se nuk kanë shlyer faturat për një kohë të gjatë. Sipas CEZ, energjia do te rilidhet ne momentin qe shumica e tyre fillojne te shlyejne detyrimet qe kane per pagesen e energjise.

Top Channel