Serbia ka hequr paralele mes kapjes së Goran Haxhicit dhe operacionit që
coi në zbulimin e vendndodhjes së Osama bin Ladenin, duke thënë se
gjurmimi dhe prangosja e të kërkuarit të fundit për krime lufte, ishte
po aq i vështire.

Ndalimi i njeriut te akuzuar per vrasjen e qindra kroateve dhe qytetareve te tjere jo serb ne Kroacine e viteve 1991-1995, i dha fund ndjekjes se tij 7-vjecare.

“Arrestimi ne nje zone pyjore ne veri te vendit, 65 km larg Beogradit, ishte shume larg tapetit te kuq qe i shtronin lideret serbe gjate luftrave te Ballkanit”, thote ‘Zeri i Amerikes’. Dikur nje figure e panjohur, ish- magazinieri Haxhic, i lindur ne Kroaci, do te evidentohej gjate konfliktit, si fillim edhe fale lidhjeve të ngushta me policinë sekrete të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç dhe grupet famëkeqe paramilitare që kundërshtonin pavarësinë e Kroacisë.

Pikerisht, keto kontante Haxhic do t’i shfrytezonte për t’u zgjedhur president i shtetit të vogël të vete shpallur serb në Kroaci në vitin 1991 dhe udhëhoqi rebelët serbë gjatë konflikteve të viteve 1990 në ish-Jugosllavi. Gjykata Ndërkombëtare Penale e OKB-së për Krime Lufte në Hagë ngriti aktakuzën kundër Haxhiçit në vitin 2004 nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty përfshihen vrasjet dhe torturat e qindra njerëzve dhe dëbimi i mijëra kroatëve dhe etnive të tjera jo-serbe nga territoret e kontrolluara prej tij. Po ate vit, Haxhic u arratis nga shtëpia e vet në qytetin verior serb të Novi Sadit pasi një urdhër arresti ndërkombëtar u lëshua ne emer te tij.

Sipas presidentit serb Boris Tadic u deshen vite derisa te zbulohej dhe te arrestohej i arratisuri i fundit i luftrave te Ballkanit, i cili e kishte ndryshuar pamjen ne menyre drastike, duke shtuar se 52-vjecari kishte po aq përvojë në shmangien e drejtesise sa dhe vete Osama bin Laden.

Top Channel