Sequi: Shumë punë për integrimin

22/07/2011 11:05

Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaron se perspektiva europiane e Shqipërisë mbetet larg axhendes se Unionit.

Duke folur gjatë ceremonisë së përurimit të doganës së rikonstruktuar të Tushemishtit në Pogradec, Sequi theksoi se integrimi evropian i vendit duhet të jetë objektiv i politikës.

“Jemi të bindur se politika do të bashkëpunojë, pasi për të arritur standardet evropiane duhet shumë punë”, tha Sequi.

Top Channel