Projekte të reja turistike

22/07/2011 15:10

Bordi i Agjensise Shqiptare për Investime dhe Zhvillim, e ngritur pak
kohë më parë me qëllim ndjekjen e investimeve vendase dhe të huaja, nën
dejtimin e kryeministrit Sali Berisha ka miratuar procedurat për
realizimin e dy projekteve për zhvillimin e resorteve turistike në
bregdetin e rrethit të Kavajës.

Projekti i pare do te ndertohet ne Gose nga nje konsorcium britanik, ne nje siperfaqe prej 650 hektaresh, ku parashikohet ngritja e nje qyteze me qellime multifunksionale.  

Projekti i dytë, ne Synej, i perket nje konsorciumi zviceran, qe propozon ndërtimin e një porti jahtesh dhe krahas tij, të një qyteze turistike në këtë zonë, me një sipërfaqe prej 160 hektarë. Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishëm respektimin e standardeve në ndërtim dhe ruajtjen e zhvillimin e mjedisit në zonat turistike.

“Ne kemi rreth 90 përqind të bregut të pazhvilluar. Kjo do të thotë se nuk duhet të jemi asnjëherë lakmitarë për shfrytëzim intensiv. Ne duhet t’u mbetemi standardeve më të mira të shfrytëzimit, të ruajtjes së mjedisit, të hapësirave dhe të lartësive të ndërtimeve”, tha Berisha.

Dy projektet, per te cilat u miratua procedura e ndjekjes se tyre, llogaritet te kushtojne deri ne 2 miliarde euro. Keto jane edhe projektet e para ku Agjensia Shqiptare per Investim dhe zhvillim do të punojë në funksion të misionit të saj për të qenë pika qendrore e kontaktit dhe shërbimeve ndaj investitorëve vendas dhe të huaj.

Top Channel