Norvegji, ja cili është autori i masakrës

23/07/2011 08:30

Policia norvegjeze informon publikun rreth autorit të masakrës ndaj të
rinjve në ishullin e Utoeya-s. Hetuesit janë përqendruar tek autori që
dyshohet të jetë një neonazist. 32-vjecari i arrestuar, Anders Behrin
Breivik, ka ide të djathta ekstreme dhe është anti-islamik.

Në faqen e tij në Facebook, vrasësi i dyshuar e përshkruan veten si konservator, me besim kristian, e do muzikën klasike dhe videolojërat Modern Warfare 2 dhe World Warcraft.

Filmat e tij të preferuar janë “Gladiatori” dhe “300”, ky i fundit i është dedikuar betejës se Termopileve dhe sakrificës spartane për të ndalur persianët.

Eshtë interesant edhe mesazhi i tij i publikuar së fundmi në Twitter.Eshtë një citim i një filozofi anglez, John Stuart Mill: Një person me një besim, objektiv ka forcë më shumë se 100 mijë persona që nuk kanë asnjë interes”.

Hetuesit po perpiqen te zbulojne nese Breivik ka patur bashkepunetore, dikush qe e ka ndihmuar te pergatise eksplozivin e vendosur ne qender te oslos. Per policine, rasti i tij te kujton sulmin e 1995-es ne Oklahoma City te Shteteve te Bashkuara, kur nje dyshe atentatoresh ekstremiste shperthyen nje kamion-bombe perpara nje ndertese federale, duke vrare 250 vete.

Operacioni i konceptuar dhe realizuar me kujdes, ishte veper e militanteve anti-qeveritare. Perpos mundesise se ekzistences se bashkepunetoreve, i pazbardhur mbetet per momentin edhe motivi i gjakderdhjes dhe perballe tronditjes se thelle qe dy epsiodet i kane shkaktuar opinionit publik ne vend, policise do t’i duhet t’i gjeje pergjigjet e ketyre pyetjeve sa me shpejt. 

Top Channel