Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi konfirmoi se pika doganore 1 është
vendosur nën kontroll të autoriteteve të shtetit të Kosovës. Ndërkohë në
një prononcim për Top Channel, Kuci tha se pritet që të shkojnë forca
shtesë, ndërsa bëri me dije se pika doganore 31 është vendosur mbrëmë
nën kontroll.

Operacioni

Sic raportoi gazetarja Valdete Osmani nga ura e lumit Iber mes jugut dhe veriut te Mitrovices, forca te shumta policore dhe te KFOR-it patrullojne atje.

Forca të shumta policore, EULEX dhe KFOR-it patrulluan gjatë gjithë natës. Por ata që pësuan më së shumti ishin policët e Kosovës. Raportohet për së paku 4 policë të lënduar por, sic njoftohet jashtë rrezikut për jetën.  E gjithë përleshja sipas raporteve policore ka ndodhur në afërsi të pikës 1 ku ka vazhduar bllokimi nga ana e banoreve serbë të cilët me automjete dhe gurë kane bllokuar rrugën në vendin e quajtur Rudare.

Veriu u vizitua nga komandanti i KFOR-it, ministri Rexhepi ndërkohë mediat serbe raportonin edhe për një vizitë të ministrit për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic bashkë me shefin e ekipit negociator Borko Stefanovic.

Teksa operacioni po vazhdonte në veri në portën 1 dhe 31 mëngjesi i së martës gjeti të hapur urën kryesore. Ndërkohë, për arsye sigurie asnjë qytetar shqiptar nga jugu nuk u lejua të kaloje në veri po kështu asnjë media përveç televizionit publik te Kosoves, nuk iu ofrua ndihma policore për të vëzhguar nga afër ngjarjen.

Arsyeja kryesore e këtij operacioni doli pasi në pikën kufitare një 1 dhe 31 nuk po zbatoheshin masat e reciprocitetit me Serbinë dhe si rrjedhoje janë lejuar te kalojnë mallra me vule doganore serbe.

Mediat te Kosoves njoftojne se policia kosovare ka arrestuar 4 serbe ne veri pas nje perleshjeje nderkohe qe ka njoftime edhe per nje efektiv te plagosur qe eshte evakuuar nga vendngjarja.


BE, KFOR dhe EULEX kritikojnë operacionin

Faktori ndërkombëtar në Kosovë nuk e ka mirëpritur operacionin e njësive speciale për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.

Misioni EULEX, përmes një komunikate për shtyp ka deklaruar se cështje të tilla duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut.

“Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për të ruajtur sigurinë”, thuhet në komunikatë.

Në këtë njoftim, misioni evropian për rendin dhe ligjin mohon cdo përfshirje të tijin në këtë operacion të Policisë së Kosovës.

“EULEX dhe BE e kanë bërë të qartë se cështja e vulave dokanore duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut Prishtinë-Beograd”, thuhet më tej në komunikatë.

Tensioni ne veri

Sipas korrespondentëve tanë në vendngjarje, serbët u mblodhen pas mesnate tek ura kryesore në Mitrovicë.

Ndërkohë edhe sot në mëngjes situata mbeti e pandryshuar, ndërsa konsiderohet si e ndjeshme dhe e pasigurtë.

Në mengjes rreth orës 7:30 kryeminisitri Thaci ka zhvilluar nje takim me
Bajram Rexhepin në shtepinë e tij në veri. Ata kanë rënë dakord që të
vazhdojnë operacionin por, rreth 50 policë të Kosovës janë të bllokuar
në pikat kufitare.

“Vetëvendosje”: Nuk ka më zbrapsje

Qeveria dhe Presidentja duhet t’i bëjnë thirrje të gjithë popullit dhe shoqërisë kosovare në mbrojtje të Kosovës në këto momente të jashtëzakonshme.

Kështu kërkon lëvizja “Vetëvendosje” në një deklarim për shtyp publikuar mëngjesin e sotëm.

Lëvizja kërkon që Kosova të mos zbrapset, ndërsa të gjithë duhet të mbështesin pa kursim policinë e Kosovës.

Thaci shkarkon kreun e Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se shkarkimi është bërë në mbështetje të Kushtetutës, ndërkohë që mendohet se shkak është bërë keqësimi i situatës në veri.

Sipas burimeve të Top Channel, të paktën 4 policë të Kosoves janë të lënduar por, jashtë rrezikut për jetën. Serbet e atjeshëm kanë bërë barikada në rrugë dhe nuk po lejojnë deportimin e policisë shtesë.

Top Channel