Piramida, dorëzohet peticioni

26/07/2011 15:35

Përfaqësues të lëvizjes Aksioni Qytetar për Shpëtimin e Piramides
dorezuan këtë marte në Presidencë peticionin kundër shembjes së Qendrës
Nderkombëtare të Kultures.

Pesë ditë më parë, në sheshin para Piramidës mijëra njerëz iu bashkuan thirrjes për të protestuar kundër vendimit të Parlamentit për prishjen e kësaj ndërtese.

Ata firmosen nje peticion, duke apeluar tek drejtuesit me te larte te shtetiti anulimin e ketij vendimi. Peticioni i firmosur nga 6100 qytetare iu dorezua se pari kreut te shtetit, zotit Bamir Topi.

Ardian Klosi, nje prej nismetareve te Aksionit Qytetar, tha se qytetaria e Tiranes eshte kunder ketij akti shkatërrimi dhe se beson se presidenti do te beje veprimet e duhura brenda pergjegjesive dhe te drejtave qe i jep Kushtetuta.

“Presidenti, sipas Kushtetutes ka të drejtë ta ktheje një ligj për rishikim. Kemi të bëjmë me një aksion qytetar, i cili vjen pas kalimit të një ligji të kaluar me shumicë të thjeshtë, pa asnjë shpjegim në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës. Ky është një aksion civil që nuk mund të ketë hapa ligjore nëpër gjykata, ky do të ketë veprime të herëpashershme. E rëndësishme është se për këtë cështje janë sensibilizuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Klosi.

Peticioni ne kuvend, me poste

Perfaqesuesit e Aksionit Qytetar per Shpetimin e Piramides nuk munden dot te dorezonin ne kryesine e kuvendit nje kopje te 6100 firmetareve. Zoti Klosi mori pergjigje negative ne recepsionin e ketij institucioni, ku vec punonjeses se sportelit askush nga zyra e informacionit apo protokollit nuk u pergjigj.

“Na sugjeruan që t’i dorëzojmë në postë. Na vjen pak habi, sepse në presidencë na pritën shumë mire, por sidoqoftë do të shkojmë në postë dhe do t’i dërgojmë prej andej”, tha Klosi.

Aksioni Qytetar per Shpetimin e Piramides dorezoi nje kopje te peticionit ne kryeministri dhe nje ne bashkine e Tiranes. Sipas zotit Klosi, aksioni qytetar i kërkon kryetarit Basha, te mbaje premtimin e dhene ne fushaten elektorale per te mos lejuar shkaterrimin e kesaj ndertese.

Nderkohe diten e enjte do te prezantohet ne Tirane libri me titull “Piramida e Tiranes, e hijshme, e braktisur, e rrezikuar”, nje permbledhje e 51 shkrimeve dhe komenteve me te spikatura qe jane botuar ne shtypin e Tiranes per ceshtjen e piramides. Ne te jane perfshire 42 autore.

Top Channel