Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një pritë në komunën e Zubin Potokut, gjatë mesditës të së martës. 

Sipas informacioneve polici Enver Zymberi, 32-vjeçari ishte plagosur me armë zjarri në kokë, ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta pas orës 22 të ditës së martë.
 
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së lajmit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Enver Zymberit nga fshati Dubovc i komunës së Vushtrrisë.
 
Në telegramin e ngushëllimit thuhet se “sakrifica e Enverit në mbrojtje të kufijve të atdheut, të shtetit të Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrën e qytetarëve të Kosovës, duke identifikuar njëkohësisht përkushtimin e tij për mbrojtjen e lirë dhe paqes në vendin tonë”.
 
Po ashtu, në këtë telegram të kryeministrit thuhet se falë tij edhe policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Kosovës arritën ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat kufitare në veri të vendit, thuhet ndër tjerash në telegramin ngushëllues dërguar familjes Zymberi.

Top Channel