METE gjobit kompaninë ACR

27/07/2011 16:20

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës gjobit kompaninë
koncesionare ACR me 56 milionë lekë, pasi nuk ka realizuar investimet e
parashikuara.

Sipas të dhënave të fundit, gjoba duhet të shlyhet nga kompania ACR brenda 20 ditësh.

Vendimi i METE-s erdhi pas kontrolleve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Ministria kerkoi plotesim te mangesive

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naco ka vendosur disa dite me pare pezullim të pjesshëm të lejes minerare për firmën ACR.

Vendimi i ministrit, i marrë pas raportit të paraqitur nga grupi i punës, thotë se: “Pezullim për kompaninë ACR deri në plotësimin e mangësive”.

Grupi i punës konstatoi mangësi të sigurisë në punë dhe të kushteve të punimit.

ACR: Mirekuptojme qeverine

Pas vendimit te qeverise erdhi edhe reagimi i parë i kompanisë ACR, duke theksuar se mirekuptohet masa e Ministrisë lidhur me qëllimin për të pastruar zonën dhe vendosur rendin.

“Bordi drejtues i ACR, do të donte të shprehte mirënjohjen e kompanisë, si një investitor i rëndësishme i huaj në Shqipëri, për mbështetjen shumë të mirë dhe të menjëhershme nga qeveria dhe METE, me vendimin për ndalimin dhe pastrimin e zonës D nga operatorët e ndryshëm/subjektet, që nuk plotësonin kushtet e sigurisë së punës dhe të licencave të paligjshme në përgjithësi!”, thotë kompania.

Top Channel