DCM: Greva, të bisedojmë

01/08/2011 16:10

Greva e minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e tetë, cka ka bërë që gjendja shendetesore tyre të rëndohet edhe më tej.

Pronarja e firmes austriake, Decometal, pronare e kompanise shqiptare ACR, zonja Skatsche Depisch, permes nje deklarate per shtyp, kerkoi qe minatoret te pranojne diskutimin dhe te dalin nga greva. Ne deklaraten e saj theksohet se rreth 700 minatoreve u eshte miratuar kerkesa per rritje page me 20 % dhe brenda pak kohesh do te perfundoje godina e garderobes dhe e dusheve.
   
Ne deklaraten e pronares se kompanise Decometal, theksohet se pagat e minatoreve te kompanise Decometal jane me te lartat ne rajon. Perfaqesuesja e kesaj kompanie tha se shume kompanive qe punojne ne minieren e Bulqizes u jane nderprere licencat nga Ministria e Energjitikes.

ACR: Minatorët të dalin nga protesta

Përfaqësuesit e kompanisë ACR u bëjnë thirrje minatorëve grevistë që të lënë protestën e tyre dhe të nisin punën, ndërsa shprehën gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me protestuesit.

Përfaqësuesit e ACR-së theksuan se tashmë është rënë dakord për rritjen e pagave në masën 20 perqind, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa pak ditë më parë, minatorët kërkuan rritje page në masën 40 përqind dhe nëse kjo kërkesë nuk plotësohet atëherë ata nuk do të dalin nga greva.

Ndërkohë në thellësitë e minierës në nivelin e 14-të vijon greva e urisë në ditën e saj të tetë dhe gjendja e minatorëve sa vjen dhe rëndohet.

Top Channel