Banda e kartave bankare

02/08/2011 11:00

Pesë shtetas bullgare janë arrestuar nga policia shqiptare, mëngjesin e
së martes pasi dyshohen se vidhnin shuma te konsiderueshme parash ne
bankat shqiptare me ane te kartave te klonuara, te pakten 150 mije euro.

Bullgaret e kishin vizituar shpesh Shqiperine kohet e fundit dhe kryenin vjedhje vetem ne banka te nivelit te dyte ne Tirane dhe qytete te tjera te vendit. Sipas policise tre prej tyre u arrestuan ne nje hotel ne Durres duke klonuar disa karta bankare, ndersa dy te tjere duke u larguar nga Shqiperia.

Zedhenesja e policise thane se keta persona kane kopjuar te dhena per te prodhuar me pas karta bankare te klonuara.Operacionet u kryen gjatë aksionit të koduar “Bankomati i rremë”.

Te peste te arrestuarit jane me banim ne Sofie te Bullgarise dhe i perkasin moshave nga 32 deri ne 38 vjec. Ata do te procedohen penalisht nen akuzen e mashtrimit kompjuterik.

Top Channel