ACR thirrje për bisedime

04/08/2011 12:35

Kompania e kromit qe menaxhon minierat e Bulqizës u ka bërë thirrje
minatorëve të futen në bisedime për të zgjidhur problemet e tyre.

Permes nje mesazhi derguar sot drejtuesit e kompanise kerkojne bisedime te drejteperdrejta me punetoret dhe jo me drejtuesit e sindikates Kol Nikolli dhe Taf Koleci.

Kompania thekson se “nuk mund te bisedojme me elemente kriminale dhe dhe qe ushtrojne dhune, ndaj duam te bisedojme me punetoret drejtperdrejt”.

Nderkohe ne grup minatoresh vazhdojne te jene ende ne galerite 1400 metra nen toke, duke vazhduar greven e urise.

Kreu i Konfederates se Sindikatave Kol Nikolla shprehet se gjendja e
minatoreve eshtë tejet e rëndë, ndërsa në thellësitë e galerive ka
mungesë të oksigjenit.

Ndërkohë familjarët e minatorëve ndodhen jashtë ambienteve të grevës të shqetësuar për shëndetin e protestuesve.

Pronarja e firmes austriake, Decometal,
pronare e kompanise shqiptare ACR, zonja Skatsche Depisch, permes nje
deklarate per shtyp,  kerkoi qe minatoret te pranojne
diskutimin dhe te dalin nga greva. Ne deklaraten e saj theksohet se
rreth 700 minatoreve u eshte miratuar kerkesa per rritje page me 20 %
dhe brenda pak kohesh do te perfundoje godina e graderobes dhe e
dusheve.

Top Channel