Liqeni i Shkodrës, projekt për mbrojtjen

05/08/2011 15:00

Në liqenin e Shkodrës nuk do të derdhen më ujëra të zeza të
papërpunuara. Një projekt i përbashkët i qeverisë gjermanë, austriakë
dhe zvicerane, që kanë dhuruar një fond prej 18 milionë eurosh ka synim
mbrojtjen mjedisore të liqenit të Shkodrës, një nga basenet më të mëdha
ujore në Shqipëri.

Per inaugurimin e ketij projekti, qe nis me ndertimin e impiantit per perpunimin e ujrave te ndotura, ka ardhur ne Shqiperi ministri gjerman i Ekonomise, Dirk Niebel. Bashke me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli ata vendosen tullat e para te impiantit.

“Shembulli i ketij projekti ne Shkoder tregon se permes bashkimit te mjeteve financiare dhe eksperiences qe ofrojne donatoret, nje projekt i tille mund te behet i suksesshem. Shpresoj dhe besoj se punimet e ketij projekti do te mund te perfundojne sa me shpejt, ne menyre qe ai te kontribuoje ne rritjen e cilesise se jetes se banoreve të Shkodrës”, tha ministri.

Per kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, ky projekt i shtohet investimeve te tjera ne trajtimin e ujrave te ndotura, ku Shqiperia deri para vitesh shenonte prapambetje te dukshme, pasi te gjithe ujrat e ndotura derdheshin te paperpunuara ne dete dhe liqene.   

“Ky projekt është një vlerë e shtuar e programit madhështor për Shkodrën. Nëpërmjet programit të madh synojmë investime mbi tre çështje thelbësore; mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve shkodranë dhe turistëve të shumtë që vijnë në këtë qytet të mrekullueshëm, mbrojtjen e liqenit të Shkodrës, si dhe do të garantojmë fqinjësi të mirë e të shëndetshme me Malin e Zi nëpërmjet ujerave te pastër e të pasur”, tha Topalli.

Investimi prej 18 milione eurosh, qe pritet te perfundoje pas dy vjetesh, siguron furnizim me ujë, kanalizime dhe ujë te trajtuar sipas te gjitha standardeve te Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore te Shëndetësisë.

Top Channel