Turizmi, vërshojne kosovarët

08/08/2011 15:00

Shqipëria ka patur gjate 24 orëve të fundit një fluks hyrje daljesh në
pikat e kalimit kufitar prej 109 073 shtetas, nga të cilet 67 299 prej tyre kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 41 774 kanë
dalë.

Ajo qe bie ne sy nga te dhenat zyrtare te Ministrise se Brendshme eshte numri i te huajve qe hyjne ne vend, 41 774. Pika e kalimit kufitar qe ka patur me shume hyrje dalje eshte ajo e Morines, prej 20 178 shtetas qe tregon edhe per nje fluks te madh te turisteve kosovare qe vijne ne Shqiperi.

Pas Morinit kane qene pikat e kalimit kufitar te Kapshtices apo Kakavijes qe kane patur levizjet me shumta. Shtetasit shqiptare qe kane udhetuar jashte vendit vetem gjate dites se diel 7 gusht 2011, eshtë 13 714, e cila eshte nje shifer teper e larte, duke mare te mireqene se pjesa me e madhe e tyre kane qellim turistik.

Te pakten 15 600 automjete do t’i shtohen qarkullimit te renduar ne vend, te cilat kane hyre vetem ne oret e fundit ne Shqiperi, kryesisht me qellim udhetimi turistik. E diela qe sapo ka kaluar ka qene nje prej diteve rekord persa i perket perpunimit të dokumentacioneve si per turistet edhe per automjetetet gjate gjithe sezonit veror ne Shqiperi.
            

Top Channel