BE: Të nisë zbatimi i marrëveshjes
08/08/2011 16:30
Bashkimi Evropian është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes KFOR-it dhe dy qeverive, të Prishtinës dhe Beogradit, për qetësimin e përkohshëm të situatës në veri të Kosovës.
Michael Mann, zëdhënës i përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton, ka deklaruar se kjo periudhë i jep mbështetje KFOR-it që të zbatojë marrëveshjen.
“Është me rëndësi që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë gjithcka që të qetësohet situata e tensionuar dhe që, vec të tjerash, të largohen barrikadat nga veriu i Kosovës”, ka deklaruar Mann.
Nga ana e saj, komanda e KFOR-it është optimiste se marrëveshja e nënshkruar mes palëve do të finalizohet me sukses.
Top Channel