Cameron: Mbështetje policisë për të rikthyer rendin

10/08/2011 15:20

Qytete të vogla dhe të mëdha në mbarë Anglinë janë goditur nga një valë e
madhe plackitjesh dhe konfrontimesh me policinë, ndërkohë që trazirat u
shtrinë përtej kryeqytetit, Londër.

Pas mbledhjes se tyre radhazi te Komitetitit te Emergjencave Cobra, Kryeministri Dejvid Cameron premtoi se policia britanike do te kete ne dispozicion cfaredolloj mjeti qe i nevojitet per te luftuar anarkine dhe dhunen e shfaqur.

Sipas tij eshte autorizuar perdorimi i plumbave te gomes dhe ka plane per perdorimin e pompave te ujit per te shperndare pjesemarresit ne trazira dhe plackitje. Kryeministri britanik pranoi se eshte e qarte se dicka nuk shkon ne shoqerine britanike.

‘Lipsej nje kunderpergjigje e vendosur dhe ate po bejme. Ne nuk do te lejojme qe kultura e frikes te mbizoteroje ne rruget tona”, tha Dejvid Cameron.

Rreth 1000 arrestime jane bere ne tere Angline qe nga dita e shtune dhe disa qindra jane paditur per te dale ne gjyq. Nje gjykate ne Londer ka punuar gjate tere nates per te gjykuar te paditurit nga Prokuroria. Gjate nates qe kaloi Londra ishte relativisht e qete, por ka pasur akte te dhunshme ne shume qytete te medha si Mancester, Liverpul, Birmingam, madje ne Notingam nje stacion policie u qellua e bomba molotov.Policia e Londres ka keshilluar ne mesdite banoret e kryeqytetit qe te kene kujdes, dhe te shmangin udhetimet e panevojshme neper zonat e prekura nga dhuna e diteve te fundit ne kryeqytet.

Britania ka perjetuar keto dite disa nga anet me te erreta te saj, por edhe disa nga me te mira. Ka shkuar ne nje milione numri i njerezve qe kane shprehur solidaritetin e tyre me policine ne Facebook dhe kane filluar operacionet e pastrimit te rrugeve te qyteteve te pllakosura nga dhuna dhe anarkia e kesaj jave. Nje tjeter mbledhje e Komitetit te Emergjences do te mblidhet te enjten, se bashku me seancen e jashtezakonshme te parlamentit britanik pas vandalizmit te kater neteve te fundit neper qytetet angleze.

Top Channel