Berisha: Këtë vit bum turistik

10/08/2011 15:35

411 927 turiste dhe vizitore më shumë se vitin e kaluar kanë ardhur në Shqipëri deri në datën 8 gusht.

Kete statistike dha kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise, ku u shfaq shume i kenaqur per ate qe e cilesoi si bumin turistik te vendit.

“Nuk ndodh ndonjehere ne ndonje vend qe turizmi te shenoje nje rritje kaq te madhe vjetore, sic po ndodh me Shqiperine. Shkoni ku te doni, une ju garantoj se mund te gjeni hotele me shume yje, por si brigjet shqiptare dhe malet e ketij vendi, tjeter gje si keto nuk gjeni”, u shpreh Berisha.

Qe nga fillimi i vitit dhe deri me 8 gusht gjithsej ne vend kane hyre mbi 2 milione e 100 persona dhe per kryeministrin Berisha ky eshte vetem fillimi. Me zhvillimin dhe ndertimin e bregut jonian, qe konsiderohet ne 90 perqind te shtrirjes se tij i pazhvilluar, kryeministri Berisha e sheh qe tani turizmin detar dhe malor si nje nga deget kryesore te ekonomise shqiptare dhe natyrisht pa betonizuar bukurite natyrore shqiptare.

“Bregu do te ndertohet ne zona rezidenciale dhe resorte turistike. Ndertesa mbi trekateshe do te jene te autorizuara vetem nga KRRTRSH. Nuk do te ndertohet mbi tre kate pa autorizim nga KRRTRSH”, u shpreh Berisha.

Por, ka nje problem, per te cilin kryeministri Berisha flet sa here i jepet mundesia, mungesa e pastertise ne rruge dhe ne plazhe.

“Rritja ne 6 muaj me 411927 turiste eshte nje rritje shume premtuese, shume  eshte nje rritje e cila justifikon plotesisht profecine e atyre qe shpallen Shqiperine  e bukura e dheut per vitin 2011. Natyrisht kur them kete nuk injoroj asnje nga mangesite e pafalshme qe ekzistojnë, vecanerisht, plehrat, me kryesorja, do te dalim ne nga kjo psikologji e papranueshme e hedhjes se plehrave kudo, pervecse ne shtepi dhe lokal, ose ne do te demtojme rende nje nga burimet me kryesore te te ardhurave dhe imazhit te vendit”, u shpreh Berisha.
 
Duke folur per rritjen e turizmit ne vend, kryeministri Berisha nuk anashkaloi edhe rritjen e levizjes pa viza te shqiptareve. Ne 6 muajt e pare te vitit kane dale jashte Shqiperise 347 mije shqiptare me shume sesa para liberalizimit te vizave. Cka per kryeministrin Berisha do te thote se shqiptaret kane perfituar nga heqja e vizave. Por nuk ishte vetem kaq. Kryeministri Berisha i dha tone te forta politike kesaj ceshtjeje, kur i kerkoi opozites, qe ne vend te pendeses per ndryshimet ne kushtetute, te pendohet per perpjekjet qe sipas tij kane bere drejtuesit e Partise Socialiste per te mbajtur murin e Shengenit.

“Une them se pendesa dhe ndjesa duhet te nise nga kjo dhe jo nga karrgia e ketij apo e atij kreu institucioni. Atehere behesh i besueshem. tregon qe nje gabim te rende qe bere dite ta korrigjosh, por jo te kerkosh pakete karrigesh dhe te mendosh se kushtetuta eshte statut partie. Nuk kane qytetaret asnje preokupim se zgjidhet presidenti me 5/6 apo 7/5. Qytetaret kane preuokupim qe rregulli te jete sipas Kushtetutes. Preokupimi i tyre me madhor eshte rroga, Pensioni, rruga, viza. I garantoj se do te vazhdojme t’i mbajme ne piedestal te te gjithe perpjekjeve tona”, u shpreh Berisha.

Top Channel