Bulqizë, minatorët në protestë

11/08/2011 15:00

Grevistët e urisë kanë ndërprerë cdo lloj komunikimi, deri në zgjidhjen përfundimtare të kërkesave të tyre. (UPDATE)

Galeritë për 18 ditë rresht kane mbetur pa itinerarin e perditshem te 700 minatoreve te kromit. Nderkohe qe 960 metra me poshte 13 prej tyre mbeten ne meshiren e bisedimeve.

Paralelisht me greven e urise, minatoret nga e merkura jane hedhur edhe ne protesta.Heret ne mengjes sot minatore, te aferm te tyre, marshuan ne rruget e Bulqizes, me qellim, bllokimin e rruges nacionale per te paralizuar levizjen e automjeteve. Policia eshte perpjekur disa here me forca te pakta te ndaloje levizjen e tyre. Protestuesit kane kerkuar edhe mbeshtetjen e qytetareve, duke ju drejtuar Qafes se Buallit, nje nder segmenetet me kyce te rruges Peshkopi – Tirane.

Policia ka kerkuar ndihmen e grupeve te gatshme, te cilat kishin ardhur enkas nje dite me pare ne Bulqize ne ndihme te forcave lokale. Per shume se 20 minuta, ka patur tentativa te shumta te protestuesve per te care gardhin e policise. Tentativat kane qene pa rezultat, sa edhe forcat me te specializuara per grumbullime te paligjshme, nuk kane nderhyre, por kane formuar nje gardh te dyte, per t’i dhene mundesi automjeteve qe leviznin ne akset rrugore te qytetit.

Protestuesit nuk kane hequr dore nga qellimi i tyre dhe kane qendruar ne rruge per me shume se 90 minuta. Me pas kane nderruar kahun per ne qender te qytetit dhe jane vendosur perpara bashkise, te revoltuar per mos zgjidhjen e krizes edhe pas shume ditesh. Te ulur kembekryq perpara bashkise se qytetit, formuluan edhe ankesat e tyre tashme jo vetem ndaj ACR-se, por edhe ndaj qeverise, kryeministrit apo presidentit.

Mes protestuesve ka patur gra dhe femije, pjesetare te familjeve te minatoreve greviste te urise. Ata jane te renduar psikologjikisht dhe te shqetesuar per ate qe po ndodh me te afermit e tyre.

Por ndersa protestat vazhdojne dhe paralajmerohen pershkallëzime te tjera, ajo qe ka mbetur ne vend jane bisedimet. Sindikata nuk ka pranuar te shkoje ne Peshkopi ne nje takim me perfaqesues te ACR-së, duke caktuar si tryeze bisedimesh vetem zyrat e administrates se minieres, apo ato te bashkise se qytetit. Nje kerkese kjo qe i shtohet listes pas 18 ditesh. Palet me shume se kurre duken te acaruara me njera-tjetren dhe ne kushte nervoziteti, paqja duke teper larg.

RISHM: Policia të nxjerrë grevistët

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave i kërkoi policisë të ndërhyjë me forcë për të nxjerrë minatorët nga greva pasi sipas këtij insitucioni miniera ka filluar të degradohet dhe po shembet.

“RISHM i bën thirrje forcave të policisë të ndërhyjnë urgjentisht për të bërë mundur sigurinë e jetës së tyre, si edhe për të bërë të mundur sigurinë e vetë minierës që konsiderohet pasuri kombëtare”, tha drejtori i Repartit, Sajmir Zekaj.

Greva, PS: Të ndërhyjë qeveria

Partia Socialiste ka shprehur shqetesimin për situatën e krijuar në minierën e Bulqizës ku një grup minatoresh për të 18-ën ditë ndodhen në nje greve urie.

Deputeti Arben Ahmetaj nga selia roze ka bere pergjegjes qeverine, e cila sipas tij me dite te tera eshte mberthyer nga nje indiference totale e cila po rrezikon jete njerezish.

“PS mbështet kërkesat legjitime ekonomike të minatorëve dhe i kërkon Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punës të ndërhyjnë urgjent për zgjidhjen e situatës tejet të rënduar. Ministria e Ekonomisë i ka të gjitha instrumentat ligjorë dhe institucionalë të detyrojë kompaninë koncesionare ACR, të zbatojë kontratën koncensionare, e cila përfshin bërjen e investimeve të cilat kanë vite që mungojnë në atë minierë”, tha Ahmetaj.

Top Channel