Shqipëria duhet dezinfektuar

15/08/2011 16:30

Mungesa e dezinfektimit të zonave bregdetare, e vecanërit zonat
turistike që ndodhen pranë lagunave ka bere qe të rritet ndjeshen
rreziku i perhapjes se infeskioneve nga mushkonjat apo insektet e tjera.

Ne plazhe si ai i Divjakes, Shengjinit, Velipojes apo zonat turistike te Fierit dhe Vlores qe ndodhen prane lagunave te Karavastase dhe Nartes insektet jane bere nje shqetesim serioz per pushuesit, stimuluar edhe nga niveli i larte i ndotjes.

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili, duke folur per rrezikun e perhapjes se infeksioneve permes insekteve, sikurse jane ethet hemorragjike, tha se do t’i kerkojne Ministrise se Brendshme marrjen e masave per kete ceshtje  

“Kemi të bëjmë me raste sporadike nuk kemi të bëjmë më epidemi, rastet janë nën kontroll. Ethet hemoragjike në të gjitha format që paraqiten, duhen vlerësuar maksimalisht sepse në fund të fundit janë shfaqje klinike të rëndësishme dhe serioze, të cilat të patrajtuara mund të shkaktojnë edhe vdekje. Kemi patur një rast të tillë. Eshtë një porosi e cila është dhënë me shkrim për të rritur sistemin e vëmendjes maksimale në të gjitha strukturat tona. Kërkohet edhe nga publiku i gjerë që të mos improvizojë asnjëherë zgjidhje, komunikimi të jetë me personelin mjekësor”, tha Vasili.

Gjithsesi, pas shfaqjes se virusit te Nilit ne vendin tone si dhe disa raste me ethe hemorragjike, ministri Vasili shprehet se kemi te bejme me raste sporadike, por gjithsesi te gjitha strukturat shendetesore jane ne gadishmeri.

Keto deklarata Vasili i bere menjehere pas nje mbledhje zhvilluar me drejtues dhe specialiste te shendetit publik. Momentalisht ne pavionin infektiv ne Tirane  ndodhen te shtruar 2 paciente me virusin e nilit  dhe  3 te tjere me ethe hemoragjike .


Higjiena, shtohen të prekurit

Në shërbimet spitalore është vënë re një rritje e të prekurve nga sëmundje gastrointerite.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Ramasaco, sqaron se konsumimi i ushqimeve në kushte jo të mira në familje është shkaktari kryesor i helmimeve në kryeqytet.

Por jo vetëm ushqimet janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve gastrointerite. Sipas të dhënave, një pjesë e vogël e këtyre të sëmurëve kanë patur të vjella dhe diare si pasojë e papastërtive në ujrat e bregdetit.

Moshat më të prekura janë 0 deri në 14 vjeç.

Cdo javë në qendrat spitalore paraqiten 20 deri në 30 veta, ndërsa në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” paraqiten rreth 80 veta. 

Top Channel