Kroacia do të mbështesë në të gjitha proceset nëpër të cilat kalon Kosova përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Këtë premtim e bëri në Prishtinë kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, e cila drejton një delegacioni të lartë dhjetëra anëtarësh që po vizitojnë Kosovën.

Pas takimit me kryeministren kroate, kryeministri, Hashim Thaçi tha se Kroacia është një shtet aleat i Kosovës si dhe ftoi kompanitë kroate të investojnë në Kosovë. Kroacia dhe Kosova nënshkruan edhe dy marrëveshje bashkëpunimi, për integrimin evropian dhe një tjetër për transportin rrugor.

Top Channel