Ronnie Wood, ish-kitaristi i Rolling Stones, i njohur për varësinë ndaj alkoolit, është rehabilituar.

Muzikanti ka zbrazur shtëpinë në Irlandë nga të gjitha shishet me urdhër të të fejuarës së tij, Ana Araujo.

“Ana më ka bërë të zëvendësoj birrën me kafen. Kam dy vite që pi vetëm kafe”, shprehet Wood.

Mick Hucknall, shok i Ronnie në bandën The Faces, tregon se tashmë ai nuk bashkohet me grupin kur shkojnë për të pirë pas koncerteve.

“Sa herë që fillojmë të pimë alkool, Ronnie largohet”, thotë Hucknall.

Top Channel